Loading…

Vazhdon java 27’të në Bundesliga: Pesë super-ndeshje zhvillohen sot

  • 23/05/2020 | 10:19

Vazhdon java 27’të në Bundesliga: Pesë super-ndeshje zhvillohen sot

Bundesliga gjermane vazhdon me javën e 27-të, pas rikthimit javën e kaluar pas një pezullimi prej 2 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.


Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar ndeshja hapëse e kësaj javë, derbi i Berlinit ku triumfues doli Hertha me rezultat të thellë 4:0.

Ndërsa gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe pesë ndeshje, secila më interesante se tjetra, shkruan KosovaPress.

Me fillim nga ora 15:30, zhvillohen katër ndeshje, ndërsa e fundit e ditës së sotme zhvillohet nga ora 18:30.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme pritet të zhvillohet në Allianz Arena, ku kampioni në fuqi Bayern Munich pret Eintracht Frankfurtin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë