Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të pastrimit po vazhdojnë në Nepal, disa ditë pas përmbytjeve të fuqishme që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit, transmeton Gazeta Metro.
Në distriktin Dhading, i cili ishte ndër më të prekurit, banorët janë angazhuar së bashku në largimin e baltës dhe mbeturinave nga një spital dhe një shkollë.
Ndërkohë, baza ushtarake Maithali në distriktin Nuwakot vazhdon të shërbejë si një pikë e rëndësishme për koordinimin e aktiviteteve emergjente, raporton BBC.
Ekipet në terren po vijojnë përpjekjet për gjetjen e trupave, ndërsa paralelisht po punohet për rikthimin gradual të shërbimeve dhe pastrimin e zonave të prekura nga përmbytjet./gazetametro.net