Antonela Berisha ka reaguar pas deklaratës së Big Mamës ku tha se ajo nuk ishte artiste, këtë deklaratë ajo e bëri gjatë një loje në emisionin “Zemër Luana”.
“Ajo nuk është artiste. E di gjithë Shqiptaria. Antonelën nuk e duroj. Ofendohen artistët nëse e krahasoj atë me artistët”, tha Big Mama.
Big Mama dhe Antonela u përballën jashtë shtëpisë së “BB VIP” dhe e dini ç’ndodhi?
Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, Antonela shprehet se këngëtarja po sillet si një gjimnaziste me veprimet që bën ndaj saj.
Mes të tjerash, ish banorja e “Big Brother VIP” shprehet se e vetmja kohë kur Big Mama kishte rëndësi ishte top festi i 2005-ës.