Loading…

Vazhdon përplasja: ‘Deputeti i Vjosa Osmanit’ i reagon Isa Mustafës pasi ky e quajti ‘jashtëqitje’

  • 23/06/2022 | 23:30

Vazhdon përplasja: ‘Deputeti i Vjosa Osmanit’ i reagon Isa Mustafës pasi ky e quajti ‘jashtëqitje’

Ka vazhduar edhe më tej përplasja mes ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa si dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, e cila nisi me një postim të ish-kryeministrit për heqjen e vizave ku sulmonte presidenten Osmani, e më pas me një reagim të Avdylit ku e fajësonte Mustafën për shumë procese, duke e quajtur “pensionist idhnak”.


Më herët gjatë kësaj nate, në një deklaratë të dhënë për lajmi.net, Mustafa iu kundërpërgjigj Avdylit duke e krahasuar me “jashtëqitje”, dhe duke refuzuar të merret me deklaratat e tij.

“Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi ai.

E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar sërish Avdyli. Ky i fundit ka thënë se nuk do të lëshohet në fyerje personale, ndonëse në statusin paraprak të tij e quajti Mustafën “pensioner idhnak”.

Avdyli thotë se ndjen keqardhje për fjalorin e Avdylit.

Postimi i plotë i Avdylit:

Isa më paska quajtur jashtëqitje.

Unë debatin politik e mospajtimet do i mbaj në nivelin e debatit politik e asnjeherë sdo lëshohem në fyerje të ulëta personale.

Vetëm shprehi keqardhje për fjalorin e tij.

Poashtu ndjehem mirë që këtë lloj politikani me këso mendësie tashmë qytetari e ka dërguar në penzion e harresë historike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë