Ndonëse u paralajmëruan masa, çmimet në ngritje të naftës në Kosovë s’kanë pësuar ndonjë ulje, transmeton Gazeta Metro.
Çmimet e naftës kohët e fundit po përballen me një rritje. Deri të shtunën, sipas naftëtarëve çmimet ishin nga 1.23€ deri në 1.44€ për dizel, ndërsa benzina nga 1.24€ deri në 1.34€.
Kjo rritje po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, siç raporton KosovaPress.
Shkas për rritjen e çmimeve të naftës, thuajse para se të bëhen 24 orë, u mor fillimi i konfliktit SHBA dhe Izrael ndaj Iraanit.