Loading…

Vazhdon të hetohet kartoni i verdhë i Xhakës, dyshohet për përfshirje të mafias shqiptare

  • 05/08/2022 | 10:10

Vazhdon të hetohet kartoni i verdhë i Xhakës, dyshohet për përfshirje të mafias shqiptare

Kartoni i verdhë i Granit Xhakës është duke u hetuar nga FA.


Lojtari u ndëshkua “lehtë” në ndeshjen ndaj Leeds United, në kuadër të Premier League në sezonin që lamë pas.

Marrë parasysh seriozitetin e kësaj ngjarjeje, hetimi iu kalua Agjencisë Kombëtare të Krimit e cila merret me investigimin e krimeve të organizuara, transmeton lajmi.net.

Ajo çka po raportohet aktualisht në mediet angleze është dyshimi se brenda këtij skenari mund të jetë e përfshirë edhe mafia shqiptare.

Sportsmail i është thënë se hetuesit e NCA kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve në kriptovaluta në tregje që nuk janë të rregulluara në këtë vend, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.

Brenda këtij rasti ende nuk ka asgjë të konfirmuar dhe përderisa është kështu, Xhaka llogaritet i pafajshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë