Situata në Maqedoni mbetet e tensionuar, pasi presidenti George Ivanov ka refuzuar kërkesën e përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherini, që t’i jepet mandati Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re.
Ivanov ka refuzuar të pranojë kërkesën e Mogherinit, me arsyetimin se nuk mundet t’i jap mandatin dikujt që ka në plan të implementojë platformën e një shteti tjetër, duke aluduar në platformën e përbashkët të partive shqiptare të dakorduar në konsultim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, përcjellë gazetametro.net.
Ivanov, po synon se platforma e partive politike shqiptare për dygjuhësinë, e cënon sovranitetin e Maqedonisë dhe e shkel Kushtetutën e këtij vendi.
Mogherini gjatë vizitës në Maqedoni ka kërkuar nga udhëheqësit politikë që të shmangin retorikën e cila e thellon krizën institucionale dhe i rrit tensionet etnike. /gazetametro.net