Loading…

Vazhdon ‘tërmeti’ në tregun valutor, euro në nivele minimale kundrejt lekut shqiptar

  • 31/07/2022 | 15:59

Vazhdon ‘tërmeti’ në tregun valutor, euro në nivele minimale kundrejt lekut shqiptar

Euro vijon të mbetet në kuota minimale kundrejt lekut shqiptar. Sipas Kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për rreth një javë një euro është shkëmbyer mesatarisht me 116 lekë duke pësuar luhatje të vogla.


Por rënia  që prej fillimit të muajit korrik mbetet drastike  sepse sipas kursit të Bankës Qendrore një euro shkëmbehej me 119 lekë.

Ky  mbetet një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vendin tonë që prej fillimit të këtij viti.

Ndikim në dobësimin e euros kanë dhënë ardhja e turistëve, paralajmërimi i një amnistie për paratë e padeklaruara por edhe dobësimi i monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare .

Por ekspertët paralajmërojnë se kursi i këmbimit do të vijojë të jetë në ndikimin e turizmit dhe parashikohet  një rënie e mëtejshme  e euros gjatë muajit gusht i cili pritet të ketë   më shumë turistë të huaj.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar Raporti euro – lekë ka pësuar rënie me 4.4%.

Zhvlerësimi i monedhës europiane dhe inflacioni detyroi Bankën Qendrore Europiane që pas 11 vitesh të risi me  0.5%  normën bazë të interesit.

Ndërkohë edhe dollari amerikan ka pësuar ulje gjatë ditëve ët fundit duke u shkëmbyer me rreth 114 lekë  nga 117 që ishte në mes të këtij muaji kur u barazua me monedhën europiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë