Ish-kampionia australiane e sportit luftarak Muay Thai, Caley Reece ka postuar një video të diskutueshme në internet të sesionit të saj të ashpër të trajnimit ndërsa është në javën e 39-të të shtatzanisë.
Reece ka postuar videon në faqen e saj në Facebook këtë muaj ku tregon ashpërsinë e trajnimit të këtij sporti luftarak.
Ndërsa ajo mund të shihet duke dhënë goditje me gjithë forcë dhe duke zhvilluar trajnim me intensitet të lartë, pretendon se shtatzania e saj nuk është arsye që ajo të mos bëjë atë që donte. /gazetametro.net