Loading…

Vdekja e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani, Lutfi Haziri kërkon nga autoritetet e Shqipërisë zbardhjen e rastit

  • 08/05/2021 | 21:59

Vdekja e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani, Lutfi Haziri kërkon nga autoritetet e Shqipërisë zbardhjen e rastit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre anëtarëve të familjes Haliti nga kjo komunë në Shqipëri.


Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Komunës së Gjilanit në ‘Facebook’, teksa thuhet se shpresojnëqë autoritetet e Shqipërisë ta zbardhin sa më shpejt rastin.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Gjilan, 8 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

“E nderuar familje Haliti,

Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.

Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë