Loading…

Vdekja e 39 emigrantëve në kamionin në Britani: Gjykata dënon me 92 vite burg 7 autorët

  • 22/01/2021 | 22:54

Vdekja e 39 emigrantëve në kamionin në Britani: Gjykata dënon me 92 vite burg 7 autorët

Një gjykatë britanike i ka dënuar shtatë persona me 92 vjet burgim për vdekjen e 39 burrave, grave dhe adoleshentëve vietnamezë të gjetur në një kamion në Esiks të Britanisë së Madhe më 2019.


Migrantët vdiqën nga vdekje “jashtëzakonisht të dhimbshme”, derisa po trafikoheshin nga Belgjika në Britani të Madhe në tetor të vitit 2019, tha gjyqtari Nigel Sweeney. Gjatë procesit gjyqësor, u paraqitën fotografi të viktimave – të cilët përfshinin një murator, një të diplomuar universiteti dhe një teknik të thonjve – duke thënë se ëndrrat e tyre ishte një jetë më e mirë.

Shumë nga familjet e tyre morën hua shumë për të financuar kalimin e tyre në Britani të Madhe. Zbulimi i kaq shumë njerëzve të vdekur në pjesën e pasme të kamionit në një pjesë industriale në lindje të Londrës tronditi Britaninë e Madhe dhe Vietnamin dhe pasqyroi kushtet përmes së cilave udhëtojnë migrantët nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme për në Evropë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë