Loading…

Vdekja e dyshimtë e Albert Camus: Një aksident tragjik, apo një atentat i orkestruar nga KGB?

  • 28/12/2021 | 10:27

Vdekja e dyshimtë e Albert Camus: Një aksident tragjik, apo një atentat i orkestruar nga KGB?

Albert Camus, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957, i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe, shkruan Gazeta Metro.


Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960, aksident për të cilin ka shumë dyshime!

Më poshtë Metro ju sjellë në shqip një shkrim të “The Wall Street Journal”, në të cilin shpalosen ndyshime për këtë aksident!

Më 4 janar 1960, bota humbi një nga zërat më me peshë të shekullit XX-të. Albert Camus, shkrimtari 46-vjeçar i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe fitues pak kohë më parë i Çmimit Nobel në Letërsi, kishte hipur në sediljen e pasagjerit të një automjeti tip ‘FacelVega’ duke shkuar drejt Parisit, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Camusvdiq në moment, ndërsa shoferi që ishte dhe botuesi i tij, Mihel Galimar – do të vdiste në spital disa ditë më vonë. Njeriu që na mësoi se si të përballemi me një botë absurde, kishte vdekur nga një vdekje absurde. Shkrimtari italian Xhovani Kateli, mendon se ajo ngjarje nuk ishte aspak e rastësishme.

Pamje nga aksidenti 

Në librin e tij “Vdekja e Camus”, botuar për herë të parë në vitin 2013, zoti Kateli prezanton teorinë e tij se aksidenti rrugor ishte një vrasje politike e organizuar nga KGB-ja sovjetike. Albert Camus, vëren Kateli, kishte artikuluar disa kritika të ashpra kundër Bashkimit Sovjetik në prag të pushtimit të Hungarisë në vitin 1956.

Karizmatik dhe i nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, Albert Camus paraqiste pra një sfidë serioze për Moskën. Ai ishte, shkruan autori, “një njeri i lirë, i pathyeshëm dhe i rrezikshëm”.Në librin e tij, Katelli përshkruan në detaje investigimin e tij për rrethanat që kanë të bëjnë me përplasjen e makinës ku udhëtonte shkrimtari.

Ai flet për pushtimin sovjetik të Hungarisë, dhe lidhjen e Albert Camus me disa figura letrare të Evropës Lindore:shkrimtarin çek Jan Zabrana dhe atë rus Boris Pasternak. Teza e Katelitështë bindëse, por larg nga të qenit shteruese, dhe disa lexues do të jenë më të bindur se të tjerët.

Albert Camus

Por libri i tij ofron një dritare të qartë dhe të dobishme mbi vështirësitë qëu detyruan të përballen shkrimtarët politikë gjatë Luftës së Ftohtë. Zabrana (1931-1984) është thelbësor në narrativën e Katelit. Një poet dhe përkthyes, prindërit e të cilit u persekutuan nga regjimi komunist i Çekosllovakisë.

Ai përktheu në gjuhën çeke romanin “Doktor Zhivago” të Pasternak. Kateli pati shansin të gjejë ditarët e Zabrana të botuara pas vdekjes në një librari në Pragë, dhe të citojë një pasazh të shkruar në vitin 1980, i cili thotë:“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri i zgjuar dhe me shumë lidhje. Ai thotë se aksidenti me makinë që vrau Kamynë më 1960, u orkestruar nga shërbimi sekret sovjetik. Ata e manipuluan njërën nga gomat, në mënyrë që ajo të çahej kur makina të udhëtonte me shpejtësi të madhe”.

Njeriu i Zabranës (që ai nuk do t`a tregonte burimin e tij), i tha atij se urdhri për këtë vrasje ishte dhënë nga ministri sovjetik Dimitri Shepilov, pas një artikulli që Kamy shkroi në marsin e vitit 1957, ku sulmonte personalisht Shepilov për ngjarjet e përgjakshme në Hungari.

Kateli shkruan se Albert Camus “shprehu gjithë indinjatën e një libertariani, që nuk pranoi t’i përkulej tiranisë”. Ai e sulmoi në fillim Shepilov në një fjalim të mbajtur më 30 tetor 1956, gjatë një takimi të qeverisë republikane spanjolle në mërgim. Më pas vazhdoi të denonconte Moskën gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin 1958, ai shkroi parathënien e librit “E vërteta rreth Imre Nagit”, i botuar nga Kongresi antikomunist për Lirinë Kulturore, që hidhte poshtë akuzat e ngritura kundërkryeministrit revolucionar të Hungarisë, të cilin sovjetikët e ekzekutuan për tradhti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë