Loading…

Vdekja e vajzës 4 vjeçare, Policia jep detajet zyrtare

  • 07/04/2018 | 10:32

Vdekja e vajzës 4 vjeçare, Policia jep detajet zyrtare

(E plotësuar)

11:38 – Një vajzë katër vjeçare, ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit në një banesë në Ulpianë.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast. Sipas Policisë, zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa fëmija ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.

“Sot rreth orës 06:15 në lagjen Ulpiana në Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa,  pronë e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Një zjarr i madh ka kapluar mëngjesin e sotëm një ndërtesë në Ulpianë, si pasojë e të cilit ka mbetur e vdekur një fëmij 4 vjeçar.


Zyra për informim e QKUK-së, ka konfirmuar për KTV se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetoi.

Zjarri ka ardhur si pasojë e një nxemje elektrike, ndërsa mësohet se vajza në atë kohë ishte e vetme në shtëpi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe ekipe të zjarrfikësve.

VIDEO e ndërtesës e cila shihet e kapluar nga zjarri, ndërsa deri tani nuk është raportuar për viktima./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë