Loading…

Vdekja e vëllezërve kosovarë në Serbi shkak i një vetëvrasje

  • 27/11/2016 | 20:11

Vdekja e vëllezërve kosovarë në Serbi shkak i një vetëvrasje

Të premtën pas mesnate në Novi Sad në një aksident trafiku humbën jetën tragjikisht dy vëllëzër nga Kosova, Muhameti 8 dhe Mendimi 5 vjeçar, ndërsa u lënduan rëndë babai i tyre 38 vjeçar dhe kushëriri i këtij të fundit 37 vjeçar, derisa po ktheheshin nga Austria për në Kosovë.


Vetura e Astrit Dvoranit nga Drenasi sipas gazetës serbe Kurir, goditi rimorkion e një kamioni që po e drejtonte një maqedon, duke dashur të mos e shkelte trupin e një personi të pa identifikuar ende, i cili në atë moment u godit nga kamioni, pasi i kishte dalë përballë për të kryer vetëverasje, transmeton gazetametro.net.

aa

Sipas burimit të Kurir, trupi i personit të paidentifikuar që kishte dalë para kamionit për të kryer vetëvrasje kishte mbetur në korsinë e majtë, dhe shoferi nga Kosova i Mercedesit me targa austriake, që të mos kalojë mbi trupin e tij, kishte devijuar duke u ndeshur me rimorkion e kamionit që kishte ndaluar disa metra më tutje.

1

“Ne u afruam dhe ajo çfarë pash ishte e tmerrshme. Dy trupa të vegjël në veturë të vdekur pranë njëri-tjetrit. Unë e dija nëse ata ishin të vdekur, por kur morëm vesh më pas se të dy vëllëzërit nuk kishin arritur të mbijetonin, gati sa nuk na ra të fikët. Unë e kam parë tre pasagjerë, të mbuluar në gjak. Kurrë nuk do ta harrojë atë të kam parë”, i ka thënë Kurir’it dëshmitarja Branka Gj.

Autoritetet serbe sipas Kurir janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të zbuluar identitetin e personit të vetëvrar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë