Loading…

Vdekja tragjike e 4 vjeçarit në Dragash: Uji e kishte bartur për gati 2 kilometra

  • 04/05/2021 | 23:01

Vdekja tragjike e 4 vjeçarit në Dragash: Uji e kishte bartur për gati 2 kilometra

Një fëmijë 4 vjeçar është gjetur i vdekur në lumin e fshatit Balç në komunën e Dragashit, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka konfirmuar për Metron edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, derisa ka treguar se fëmija ishte duke luajtur në afërsi të lumit dhe si rrjedhojë e pakujdesisë ka rënë në lumë.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”, tha Osmanollaj.

Ndërkaq Express mëson se uji e kishte bartur trupin nga fshati Blaç deri në fshatin Zgatar.

Rreth 60 banorë të fshatit kishin filluar menjëherë kërkimet dhe kishin arritur ta gjenin trupin e viktimës 1 mijë e 675 metra larg nga vendi ku kishte rënë.

Më poshtë harta nga vendi ku ka rënë viktima dhe deri tek ku është bartur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë