Loading…

‘Vdekje diktatorit’: Iranianët në protesta masive 40 ditë pas vrasjes së Mahsa Amini, frikë në regjimin islamist

  • 26/10/2022 | 19:12

‘Vdekje diktatorit’: Iranianët në protesta masive 40 ditë pas vrasjes së Mahsa Amini, frikë në regjimin islamist

Shumë iranianë kanë vizituar varrin e Mahsa Amini për të shënuar 40 ditë qëkur ajo vdiq, mes paralajmërimeve të autoriteteve se do të vazhdojnë t’i shtypin protestat mbarëkombëtare, që shpërthyen pas vdekjes të Aminit.


Amini, 22 vjeçe, vdiq më 16 shtator, teksa ishte në mbajtje policore, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Vdekja e saj, që autoritetet thonë se u shkaktua për shkak të problemeve me zemër, ka nxitur një valë protestash anti-qeveritare në mbarë vendin, që po shtypen nga autoritetet.

Sipas grupit për të drejtat e njeriut, Iran Human Rights, të pakën 215 persona, përfshirë 27 fëmijë, janë vrarë gjatë shtypjes së protestave.

Gratë e reja dhe nxënëset janë në ballë të protestave dhe këto demonstrata po konsiderohen si sfida më e madhe për autoritetet në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Më 26 tetor, dhjetëra burra dhe gra u mblodhën në varrezat në Aiçi në Sakez, vendlindjen e Aminit, pavarësisht kërcënimeve nga autoritetet e sigurisë drejtuar familjes së Aminit. Autoritetet kërcënuan familjen se “duhet të brengoseni për jetën e djalit tuaj”, thanë aktivistët.

Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, burrat dhe gratë dëgjohen duke brohoritur “Grua, jetë, liri” dhe “Vdekje diktatorit”, një referencë për liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Sipas traditave në Iran, 40 ditë pas vdekjes së Aminit, shënohet edhe fundi i periudhës së vajtimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë