Loading…

Vdekje e dyshimtë në Prizren

  • 10/01/2017 | 11:36

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia e Kosovës ka lajmëruar për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në ditën e djeshme,  në fshatin Landovicë, Prizren.


Në rrethana të pa njohura, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar bëri të ditur Policia përmes raportit 24 orësh dërguar mediave.

Sipas informatave, për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka qenë person i pa strehë dhe me të meta mentale, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nuk raportohet për të dyshuar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë