Loading…
‘Vdekje fashizmit’: Trekëmbësh i ri për varje në protestë në Kragujevc
  • 10/02/2019 | 16:12

‘Vdekje fashizmit’: Trekëmbësh i ri për varje në protestë në Kragujevc

Policia e Kragujevcit në Serbi ka arrestuar një qytetar, i cili mbrëmë në protestë në atë qytet ka bartu një trekëmbësh për varje të improvizuar me një kullull të varur në të, në të cilën shkruante: “Unë, pensionisti”, transmeton Gazeta Metro.


Mediet serbe kanë bërë të ditur se është fjala për një pensionist, i cili pas arrestimit ka qenë në kontroll mjekësor, sepse vuan nga hipertensioni dhe se nuk i është lejuar të lelefonojë.

Në trekëmnbëshin të cilin e mbante, ka shkruar: “Pensionist i plaçkitur. Vucic, paratë ose varu. Vdekje fashizmit”. Në personin kukull të varur shkruar: “Unë, pensionist”, ndërsa në transparentin tjetër “Minj, braktiseni anijen para mijve, pason deratizimi me lustrol të fuqishëm”.

Javën e kaluar në protestën kundër pushtetit serb në Beograd është shfaqur për herë të parë një trekëmbësh i tillë, gjë që pushteti e ka interpretuar si kërcënim për dhunë, ndërsa organizatorët e protestës kanë thënë se fjala është për provokim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë