Loading…

‘Vdekje për Khamenei’: Hakerët e rezistencës iraniane grabitën televizionin shtetëror, ofenduan liderin suprem

  • 28/01/2022 | 18:41

‘Vdekje për Khamenei’: Hakerët e rezistencës iraniane grabitën televizionin shtetëror, ofenduan liderin suprem

Televizioni shtetëror iranian IRIB u hakua për 10 sekonda të enjten derisa po përgatiteshin për shënimin e revolucionit islamik të 1979’s. Sipas pamjeve të atyre 10 sekondave dhe raporteve të vet regjimit fanatik ishin hakerët e rezistencës iraniane që e kryen këtë. Në atë xhirim u dëgjua parulla kundër Liderit Suprem të Iranit, Ajetollah Ali Khamenei, transmeton Gazeta Metro.


Ishin veprimtar të organizatës iraniane Mujahideen Khalq që e paraqet veten si një alternativë të teokracisë së Iranit dhe është fraksioni më i madh i opozitës iraniane në ekzil, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit.

Gjatë 10 sekondave fotografitë e liderëve të Mujahideen Khalq Maryam and Masoud Rajavi u shfaqën në televizion dhe një zë u dëgjua duke thirrur “Nderime për Rajavi, vdekje për Khamenei” sipas xhirimeve të dala në rrjete sociale.

Në të kaluarën republika islamik ishte cak i një varg sulmesh kibernetike siç ishte një vitin e kaluar kur u pengua në tetor shitja e derivateve të subvencionuara nga shteti iranian.

Irani ka njoftuar se është në gatishmëri të madhe për sulme kibernetike, të cilat rëndom e fajëson “shejtanët e mëdhenj’ Izraelin dhe SHBA’në.

Irani do të shënojë në shkurt 43 vjetorin e revolucionit që rrëzoi pushtetin e Shah Mohammad Reza Pahlavi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë