Loading…

Vdes 18 vjeçarja pasi mori vaksinën AstraZeneca: U shtruar në spital me trombozë

  • 11/06/2021 | 08:38

Vdes 18 vjeçarja pasi mori vaksinën AstraZeneca: U shtruar në spital me trombozë

Një vajzë 18 vjeçare ka vdekur në një spital në Genova të Italisë, pas paraqitjes së tombozës pasi mori vaksinën AstraZeneca kundër COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


18-vjeçarja Camilla Canepa, dy javë më parë ishte vaksinuar me AstraZeneca, në mënyrë vullnetare në ditën e parë në Liguria që lejoi personat mbi 18 vjeç të merrnin vullnetarisht vaksina të vektorit viral.

Pas hyrjes në spitalin në Genova të shtunën 5 qershor, të dielën e 6 qershorit Camilla ishte operuar për të hequr trombin dhe për të zvogëluar presionin intrakranial.

Më 3 qershor ajo shkoi në urgjencë me dhimbje koke dhe iu nënshtrua skanimit të trurit dhe ekzaminimit neurologjik, që rezultuan të dy negativë, por iu kërkua që përsëriste analizat e gjakut pas 15 ditësh. Më 5 qershor ajo u kthye në urgjencë me trombozë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë