Loading…

Vdes 20 vjeçarja e goditur nga vetura në Fushë Kosovë

  • 23/02/2017 | 20:09

Vdes 20 vjeçarja e goditur nga vetura në Fushë Kosovë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në  orën 18:45 ku vetura ka goditur këmbësorin, që për pasojë viktima ka ndërruar jetë.


Policia ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndërruar jetë një person i gjinisë femërore.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti e ka konfirmuar këtë për gazetametro.net.

”Në ora 18:45 ka ndodhur aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori…. në këtë aksident ka humbur jetën këmbësorja femër, 20 vjeçare”, tha Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia konfirmon se ngasësi i automjetit është arrestuar. /gazetametro.net
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë