Loading…

Vdes 20 vjeçarja që u lëndua rëndë nga shpërthimi në Ferizaj

  • 26/02/2021 | 12:14

Vdes 20 vjeçarja që u lëndua rëndë nga shpërthimi në Ferizaj

Ka vdekur 20-vjeçarja, Fatime Haxhidema, e cila u lëndua në shpërthimin e madh që ndodhi muajin e kaluar në Ferizaj tek restoranti “The Village”, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin për vdekjen e 20 vjeçares e ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebook” shoqja e saj, Leona Jahiri, e cila ka shkruar se ajo nuk ka arritur t’i mbijeton plagëve nga lëndimi që ka marrë nga ky shpërthim.

“Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek “The Village”, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës Fatime Haxhidema! Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!ë”, ka shkruar ajo.

20 vjeçarja më 7 janar ishte nisur për tu trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dal.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë