Loading…

Vdes aktorja e njohur, Shelley Morrison

  • 03/12/2019 | 15:47

Vdes aktorja e njohur, Shelley Morrison

Aktorja Shelley Morrison, e njohur më shumë për interpretimin e shërbëtores Rosario në komedinë televizive Will and Grace, ka vdekur në moshën 83 vjeçare, shkruan Gazeta Metro.


Morrison luajti në rolin e Rosario Salazar në 68 episode të këtij seriali nga viti 1999 deri 2006.

Personazhi, një emigrante e paligjshme nga El Salvador, ka dashur  të shfaqej vetëm një herë, por u dëshmua aq i popullarizuar me shikuesit që shtyu atë të bënte paraqitje të rregullta.

Aktorja vdiq nga sulmi në zemër në një spital në Los Angeles të dielën, konfirmoi publicisti i saj Lori DeWaal.

Lajmin për vdekjen e saj e pranuan rëndë aktorët e këtij seriali, Debra Messing, Megan Mullally, Sean Hayes./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë