Loading…

Vdes ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin

  • 20/02/2017 | 19:18

Vdes ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin

Ministria e Jashtme Ruse njofton se ka ndërruar jetë Vitaly Churkin, i cili ka qenë përfaqësues i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara.


Ai, siç edhe njofton ministria e jashtme ka vdekur papritur në New York.

“Ministria e jashtme ruse me keqardhje njofton se Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin ka vdekur papritur në New York më 20 shkurt, një ditë para ditëlindjes së tij të 65-të”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtme ruse.

Churkin ka shërbyer edhe si ambasador në Belgjikë, ambasador në Kanada, dhe ambasador ndërlidhës në NATO dhe në Bashkimin Evropian Perëndimor (WEU).

Ai, në fillim të viteve 90’ta shërbeu si përfaqësues i posaçëm i presidentit rus në bisedimet për ish-Jugosllavinë. Ndërsa ka qenë edhe diplomat special i Rusisë në mbikëqyrjen e planit të Ahtisarit për Kosovën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë