Një tjetër vdekje e dyshimtë është regjistruar në 24 orët e fundit, nga organet e rendit në Kosovë.
Një burrë, derisa ishte duke punuar privatisht në një shtëpi në fshatin Mushtisht të Suharekës ka pasur marramendje, deri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet ka mbërri pa shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të 15 prillit.
“Viktima mashkull shqiptar gjatë punës ne një shtëpi private ka pasur marramendje i cili është dërguar ne Q.K.M.F ne Suharekë pa shenja jete. Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në autopsi”, thuhet në raportin e PK-së.
Si vdekje e dyshimtë, e natyrës së ngjashme ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një person ka vdekur teksa po punonte në ndërtim. Rasti ka ndodhur dje në mesidtë në rrugën “Bekim Fehmiu”. /gazetametro.net