Loading…

Vdes drejtori i spitalit në Wuhan, ai është njëri prej 98 vdekjeve të regjistruara sot nga Covid-19 në Kinë

  • 18/02/2020 | 22:41

Vdes drejtori i spitalit në Wuhan, ai është njëri prej 98 vdekjeve të regjistruara sot nga Covid-19 në Kinë

Derisa virusi i ri misterioz po trondiste Kinën qendrore në Wuhan në fillim të këtij viti, drejtori i spitalit Liu Zhiming kishte mobilizuar të gjitha burimet e spitalit të qarkut Wuchang për të përballur me mijëra njerëzve që po arrinin, e po dërrmonin sistemin shëndetësor lokal. Përkundër përpjekjeve të mëdha për ta shpëtuar ai u infektua dhe vdiq, transmeton Gazeta Metro.


Liu është së paku punëtori i shtatë shëndetësor që ka vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19 në mes të më shumë se 1700 mjekëve dhe infermiereve që janë infektuar. Vdekja e tij vjen gjatë kohës që autoritetet kineze po i gëzohen reduktimit në numër të viktimave dhe rasteve të reja të infektuara, si dhe rezultatit që tregonte se shumica e njerëzve e të infektuar me korona virusin përjetonin simptome më të lehta.

Kina të martën raportoi 1886 raste të reja dhe 98 vdekje të regjistruara. Kjo ka rritur numrin e vdekjeve në Kinën kontinentale në 1868 dhe numrin total të rasteve 72436.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se përhapja e virusit “nuk ka dalë jashtë kontrollit por mbetet një situatë shumë e rrezikshme”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë