Loading…

Vdes edhe një person nga Gjilani i infektuar me koronavirus

  • 11/08/2020 | 22:40

Vdes edhe një person nga Gjilani i infektuar me koronavirus

Ka ndërruar jetë edhe një pacient i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. I ndjeri ka qenë i lindur në vitin 1956.

Sh.Sh. nga Sadovina e Muhaxherëve të komunës së Vitisë (1956), ishte konfirmuar pozitiv dhe betejën me COVID-19 e ka humbur në orët e mbrëmjes, të së martës, ka bërë të ditur drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, shokëve e miqve. Unë apeloj të gjithë qytetarët e regjionit të Gjilanit që t’i respektojnë masat në mënyrë strikte për ta parandaluar më të keqen”, ka thënë Ismaili.

Përndryshe, rasti i parë pozitiv i regjistruar me COVID-19 në Kosovë është nga Stublla e Vitisë, më 13 mars.

Prej atëherë, numri total i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 10.590, të shëruar janë 6528 raste, derisa kanë ndërruar jetë 355 pacientë, shumica e të cilëve kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë