Loading…

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

  • 07/04/2020 | 23:44

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar numrin e të vdekurëve në 5, shkruan Gazeta Metro.


Ndërsa, edhe 19 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Kosovë, kështu duke e quar në 184 numrin e përgjithshëm në nivel vendi.

IKSHPK ka njoftuar se nga 259 monstra të marra sot dhe të testuara me SARS-COV-2, pozitive kanë rezultuar 19 persona në tre turne testimi.

7 prej tyre janë nga fshati Smrekonicë e Vushtrrisë, 3 me vendbanim në Prishtinë, 2 nga fshati Senik i Malishevës, 1 nga fshati Llashkadrenovc i Malishevës, 1 nga fshati Sazli i Ferizajt, 1 nga Ujmir i Klinës, 1 nga Gjakova, 1 nga Gjilani, 1 nga fshati Topanicës e Kamenicës dhe 1 nga Vushtrria.

Kurse sot nga koronavirusi lajm i mirë është se janë shëruar 6 persona, transmeton Gazeta Metro.

Komunikata e plotë nga IKSHPK:

GJASHTË TË SHËRUAR DHE NËNTËMBËDHJETË RASTE POZITIVE ME COVID-19! (NË TRE TURNE TESTIMI)

Sot, më 07 prill 2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 259 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) prej tyre kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi).

Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri.

Sot më 07 prill 2020, janë shëruar edhe gjashtë (6) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë (30).

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.589 kontakte të rasteve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë