Loading…

Vdes edhe një person tjetër nga koronavirusi, viktima e tretë për sot në Kosovë

  • 15/07/2020 | 20:03

Vdes edhe një person tjetër nga koronavirusi, viktima e tretë për sot në Kosovë

Viktima e tretë brenda ditës së sotshme është nga Skënderaji, shkruan Gazeta Metro.


Ish-kryetari i kësaj komune Sami Lushtaku ka dhënë lajmin përmes Facebook’it se Haki Rushi ka vdekur si pasojë e infektimit nga COVID-19.

I ndjeri ishte punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Postimi i plotë nga Lushtaku:

Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz.

Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona.

Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë