Loading…

Vdes edhe një shqiptar nga moti i keq

  • 10/01/2017 | 13:46

Vdes edhe një shqiptar nga moti i keq

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në Korçë, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga i ftohti.


Viktima është ende e paidentifikuar, njoftojnë autoritetet lokale, të cilat shtojnë se trupi është gjetur në zonën e njohur si Parku i Mallrave, raporton Top Channel.

Me këtë rast shkon në 3 numri i viktimave nga moti i acartë, pas rastit të Durrësit ditën e shtunë dhe atij në Lushnje një ditë më parë.

Pavarësisht se bashkitë dhe policitë në qarqe u kanë ardhur në ndihmë të pastrehëve në këto ditë të ftohta, duket se këto masa nuk kanë mjaftuar për të shmangur humbjen e jetëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë