Loading…
Vdes femra e llojit më të rrallë të breshkave, kanë mbetur vetëm edhe tri sosh në botë
  • 15/04/2019 | 08:14

Vdes femra e llojit më të rrallë të breshkave, kanë mbetur vetëm edhe tri sosh në botë

Ferma e vetme e njërit prej llojeve më të rralla të breshkave ka vdekur në kopshtin zoologjik në Kinën jugore, transmeton Gazeta Metro.

Breshka e vdekur ka qenë njëra prej vetëm katër breshkave gjigante Jance me samar të butë, sa besohet se kanë mbetur në botë.

Në kopshtin zoologjik në Sudxhou, ku ka jetuar ferma e breshkës po ashtu ruhet edhe mashkulli i këtij lloji të rrallë. Kafshët tjera jetojnë në Vietnam, por nuk dihet se të cilës gjini janë.

Zyrtarët e Sudxhout kanë bërë të ditur se breshka ka vdeur të shtunën pasdite.

Gazeta “People daily” ka njoftuar se breshka ka qenë e vjetër mbi 90 vite dhe i është nënshtruar tentimit të pestë për frytnim artificial pak kohë para vdekjes.

Kontrolli mjekësor para procedurës ka konstatuar se breshka është me shëndet të mirë dhe dukej se procedura do të rrjedhë lehtë, por breshka ka vdekur një ditë më pas.

Ky lloj i breshkës rrjedh nga Kina, ndërsa e popullon lumin Jangce dhe liqenin Taihu, sipas gazetës “People daily”. Për to flitet si për llojin më të rrezikuar të breshkave në botë.

Autoritetet e Sudxhout thonë se ekspertë kinezë e të huaj po i hulumtojnë shkaqet e vdekjes së breshkës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë