Sot ndërroi jetë gazetari Zyhdi Belegu pas një sëmundje të rëndë. Belegu ishte gazetar në Radio Televizionin e Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së tij përmes një telegrami.
Në telegram thuhet se komuniteti i gazetarëve është prekur nga lajmi për vdekjen e kolegut të tyre Zyhdi Belegu.
“Në këto momente të rënda bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë e tij. Zyhdiu do të mbetet në kujtimin tonë si një profesionist i përkushtuar në punën e tij si gazetar. Ai do të mbahet në mend përgjithmonë për punën e sinqertë në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet në telegramin ngushëllues nga AGK.
Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Pejë.