Loading…

Vdes infermieri i QKUK’së të cilit i shpërtheu aorta derisa po barte të lënduarit e Matit 1

  • 12/09/2019 | 13:38

Vdes infermieri i QKUK’së të cilit i shpërtheu aorta derisa po barte të lënduarit e Matit 1

Ali Hodolli, i cili ishte infermier dhe bartës i pacientëve në emërgjencë në Klinkën Universitare të Kosovës, pësoi tragjedi në vedin e punës,  në ditën kur po merrej me kurimin e të plagosurve nga të shtënat me armë në MATI 1. Atij  iu qa aorta abdominale nga e cila edhe vdiq ditë më parë, shkruan Gazeta Metro.


Hodollin e kanë përkujtuar me dhembje kolegët e tij të punës. Dr. Gëzim Mustafa e ka vlerësuar lart punën e tij, duke e veçuar për vyrtyte të larta.

“Me pikëllim po përjetojmë ndarjen nga kjo jetë të mikut, shokut, kolegut tonë të çmuar, Ali Hodolli. Ishte me virtyte të larta njerëzore i palodhshëm në punë, në shërbim të pacientëve. Allahu e shpërbleftë me xhenet e na bashkoftë në botën e përjetshme. Familja të jetë krenare me jetën dhe veprën e tij. Ngushllimet më të sinqerta, familjes Hodolli, miqëve, shokëve e të gjithë kolegëve”, kishte shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Nga incidenti në Lagjen e Spitalit mbetën të vrarë dy persona dhe dy të plagosur. Policia për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë