Loading…

Vdes ish-futbollisti i njohur i Vëllaznimit, Fahredin ‘Dush’ Mati

  • 05/08/2026 | 08:43

Vdes ish-futbollisti i njohur i Vëllaznimit, Fahredin ‘Dush’ Mati

Futbolli gjakovar është në zi pas ndarjes nga jeta të Fahredin “Dush” Matit, një prej emrave më të spikatur që ka lënë gjurmë në historinë e KF Vëllaznimit, transmeton Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një telegrami ngushëllimi, ku ka shprehur respektin për ish-sulmuesin, i cili për më shumë se një dekadë ishte pjesë e skuadrës kuqezi.

Mati mbrojti ngjyrat e Vëllaznimit nga viti 1955 deri më 1968, duke luajtur si qendërsulmues dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rrugëtimin e klubit.

Nga Vëllaznimi u bë e ditur se lidhja e tij me klubin nuk përfundoi me mbylljen e karrierës sportive, pasi ai vazhdoi ta mbështeste ekipin me përkushtim dhe pasion deri në fund të jetës.

“Kontributi, përkushtimi dhe dashuria e tij për KF Vëllaznimin do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë sonë”, thuhet në reagimin e klubit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë