Loading…

Vdes ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, ishte përkrahës i madh i shqiptarëve

  • 05/03/2019 | 11:43

Vdes ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, ishte përkrahës i madh i shqiptarëve

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Klaus Kinkel ka vdekur dje në moshën 82-vjeçare. Ai ka qenë një përkrahës i madh  i integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë në strukturat euroatlantike, transmeton Gazeta Metro. 


Më kërkesën e tij, ceremonia do të jetë shumë private. Për shumë vite, ai ishte një nga bashkëpunëtoret më të ngushtë të ish-ministrit tjetër të Jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher.

Kinkel e mori postin në vitin 1992 dhe e mbajti për gjashtë vjet.

Kinkel kishte studiuar për jurisprudencë dhe kishte filluar punë në Ministrinë e Brendshme pas diplomimit.

Në vitin 1979, ai ishte nëpunësi i parë civil për Shërbimin Sekret Federal (BND), ndërkaq në vitin 1993, Kinkel u bë edhe zëvendëskancelar.

Kinkel ishte nga diplomatët evropianë që ishin kundër regjimit të Slobodan Miloshevicit dhe në vizitën e tij në Tiranë kishte thënë se Evropa e ka obligim t’i ndihmojë Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë