Portieri i dikurshëm i Aston Villas, Arsenalit dhe Manchester Unitedit, Jimmy Rimmer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.
Rimmer ishte titullar në të gjithë sezonin kur Aston Villa fitoi titullin kampion në vitin 1981 dhe një vit më pas e nisi si titullar finalen e Kupës së Evropës, ku “Villans” mposhtën Bayern Munichun 1-0 në Roterdam.
Aston Villa njoftoi se klubi ishte “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi për vdekjen e tij.
Klubi deklaroi: “Rimmer ishte një nga portierët më të mirë të gjeneratës së tij dhe ndoshta një nga më të pafatët kur bëhej fjalë për ndeshjet e mëdha. Pavarësisht se fitoi dy medalje si kampion i Kupës së Evropës, ai nuk ishte në fushë në fund të asnjërës prej finaleve.
Ai ishte në bankinë në Wembley në vitin 1968, kur Manchester United mposhti Benficën 4-1, ndërsa në vitin 1982 luajti vetëm nëntë minuta për Aston Villan kundër Bayern Munichut, para se një dëmtim në qafë ta detyronte të zëvendësohej nga Nigel Spink në Roterdam.”