Loading…

Vdes komediani i njohur, ishte i infektuar me COVID-19

  • 29/10/2020 | 23:43

Vdes komediani i njohur, ishte i infektuar me COVID-19

Bobby Ball, aktori i komedisë Cannon & Ball, ka vdekur në moshën 76 vjeç, ka konfirmuar menaxheri i tij, shkruan BBC.


Vdekja e tij vjen pasi aktori dhe komediani rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ball ishte një prej dyshes së fashme të komedisë me mikun dhe kolegun e tij për një kohë të gjatë, Tommy Cannon.

Ai gjithashtu luajti në disa komedi të ndryshme duke përfshirë Not Going Out, Last of the Summer Wine, Benidorm dhe Heartbeat.

Në një telegram ngushëllimi, Cannon tha: “Miku im i mirë, nuk mund ta besoj këtë, jam shkatërruar”.

Ylli i Not Going Out Lee Mack tha se ai ishte “plotësisht i tronditur dhe i shkatërruar që humba shokun tim Bobby”.

Gruaja e Ball, Yvonne shtoi: “Do të më mungojë gjithmonë, ai ishte aq i lumtur, plot argëtim dhe djallëzor”.

Menaxheri i Ball, Phil Dale njoftoi se aktori vdiq në spitalin Blackpool Victoria të mërkurën në mbrëmje.

Ai tha se Ball u pranua për teste për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

“Në fillim mendohej të ishte një infeksion në gjoks, por një test rezultoi pozitiv për COVID-19”, tha ai në një deklaratë. Këngëtarë e artistë të njohur kanë shkruar telegrame ngushëllimi drejtuar familjes së komedianit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë