Loading…

Vdes komediani i njohur në moshën 77 vjeçare

  • 22/01/2020 | 15:07

Vdes komediani i njohur në moshën 77 vjeçare

Aktori, shkrimtari, dhe regjisori komik i Uellsit, Terry Jones ka vdekur në moshën 77 vjeç, transmeton Gazeta Metro.


Deklarata nga familja e tij thoshte: ”Të gjithë kemi humbur një njeri komik, të madh, kreativ dhe shumë të dashur.” Aktori vuante nga sëmundja e demencës për vite me radhë. Bashkëpuntorët e Terry e përshkruan atë si një nga shkrimtarët-interpretuesit më të dashur nga brezi i tij.

Ai u shfaq në seritë televizive Monty Python’s Clying Circus në një shumëllojshmëri të personazheve, dhe ishte i njohur për shfaqjet e tij. Në vitin 2016 u njoftua se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e demncës.

Ai kishte dy fëmijë me Alison Telfer, me të cilën u martua në vitin 1970 dhe u bë përsëri baba në moshën 67 vjeç, me gruan e dytë Anna Soderstrom./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë