Korrespondentja e cila dha lajmin për fillimin e Luftës së Dytë Botërore vdiq sot në Hong Kong në moshën 105 vjeçare.
E lindur në vitin 1911, Clare Hollingworth, ishte gazetare e Daily Telegraph.
Ajo ishte një gazetare shumë e suksesshme dhe e tëra filloi që nga raportimi i saj për luftën.
Para se të bëhet gazetare, Hollingworth ka ndihmuar mijëra njerëz për të shpëtuar nga forcat e Hitlerit duke iu rregulluar viza britanike.
Në jetën e mëvonshme ajo ishte pjesë në Klubin e Korrespondentëve të Huaj (FCC) në Hong Kong, ku ajo festoi ditëlindjen e saj të 105-të tetorin e kaluar./gazetametro.net