Loading…

Vdes kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës

  • 26/10/2019 | 08:03

Vdes kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës

Jeton Nebiu, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovëska vdekur mbrëmë pas një sulmi në zemër, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe familjarë të tij, ndërsa me një telegram ngushëllimi i është drejtuar edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Jetoni vdiq pas një sulmi në zemër. Një ditë më parë ishte në stadiumin Fadil Vokrri, për të parë derbin, Prishtina – Drita.

Telegrami i të parit të KOK’ut
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të Jeton Nebiut, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.
Brenda një viti e gjysmë, krejt papritur, ikën nga kjo botë, tre kryetarë federatash, duke na lënë thellësisht të pikëlluar dhe shumë të mërzitur!
Jetoni me shokë formuan Federatën e Badmintonit të Kosovës dhe brenda disa muajëve e konsoliduan këtë sport duke organizuar kampionate, duke mbajtur kurse për trajnerë, për referë dhe për administratorë të sportit!
Në mendjet tona do të ruhet përgjithëmonë kontributi i Jetonit, përkushtimi, sjellja e mire dhe vizioni i qartë si kristali për ardhmërinë e sportit të badmintonit!
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Badmintonit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë