Loading…

Vdes kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve të Kosovës

  • 29/10/2021 | 23:07

Vdes kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve të Kosovës

Sot ka ndërruar jetë Sylejman Meta, kryetari i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës.


Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i tij, Bardhyl Meta.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se varrimi do të bëhet të dielën në varrezat e fshatit Krojmir në ora 13:00.

“Me dhimbje të thellë lajmërojmë familjarët, miqët dhe kolegët se sot, me 29 Tetor 2021, pas një sëmundjeje të shkurtë, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Sylejman META!”, thuhet në njoftimin e Bardhyl Metës.

Meta ka marrë pjesë në themelimin e Institutit Albanologjik, Universitetit të Prishtinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë