Loading…
Vdes legjenda e Formula 1 Niki Lauda
  • 21/05/2019 | 11:34

Vdes legjenda e Formula 1 Niki Lauda

Tre herë kampioni i botës në garat elitare automobilistike Formula 1 vdiq të hënën lajmëroi familja e të ndjerit, transmeton Gazeta Metro.

Austriaku Niki Lauda iu nënshtrua transplantimit të mushkërisë gushtin e vitit të kaluar, e “vdiq i qetë” të hënën tha familja e tij.

Legjenda e garave të F1 fitoi titullin kampion pë Ferrari më 1975, 1977 dhe më McLaren  1984. Për shumë kë ai do të mbahet mend për rikthimin e tij në gara pas lëndimeve e djegieve që pësoi pas garës në Gjermani më 1976.

Dëmtimet ishin aq të rënda sa u soll prifti për të kryer ritet e fundit për të, shërimi i tij gati i mrekullueshëm, ku u kthye në gara dyzet ditë më pas ende i fashuar.

Ai pati një rivalitet të madh me tjetrin garues të famshëm, birtianikun James Hunt, me të cilin ishte edhe mik i mirë deri në vdekjen e këtij të fundit. Rivaliteti dhe miqësia e tyre ishte portretizuar edhe në filmin e 2013’së Rush./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë