Magnati amerikan i mediave, Ted Turner, i cili revolucionarizoi industrinë e lajmeve me krijimin e kanalit 24-orësh të lajmeve CNN, ka vdekur të mërkurën në moshën 87-vjeçare, transmeton Gazeta Metro.
Turner themeloi “Cable News Network”, i njohur si CNN, në vitin 1980, duke e bërë atë kanalin e parë të dedikuar për lajme të vazhdueshme.
Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv dhe kryetari i CNN, Mark Thompson, e vlerësoi Turner si një lider të jashtëzakonshëm dhe vizionar.
“Ted ishte një udhëheqës shumë i përkushtuar dhe i angazhuar, i guximshëm dhe gjithmonë i gatshëm të mbështeste intuitën dhe gjykimin e tij,” tha Thompson./gazetametro.net