Loading…

Vdes në aksident me ski aktori i njohur

  • 20/01/2022 | 13:24

Vdes në aksident me ski aktori i njohur

Aktori dhe modeli i njohur francez Gaspard Ulliel ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me ski. Lajmin mbi vdekjen e 37-vjeçarit e kanë njoftuar autoritetet lokale.


Aksidenti mësohet të ketë ndodhur të martën në mesditë. Teksa bënte ski, Ulliel është përplasur me një tjetër skiator. Aktori ka rënë pa ndjenja në tokë ndërkohë që personi tjetër nuk është dëmtuar rëndë.

Drejtori i resortit ku qëndronte aktori Jean Regaldo u shpreh për mediat se i ndjeri nuk mbante veshur helmetën, duke qenë se helmetat nuk janë të detyrueshme në pistat e skive në Francë por janë të rekomandueshme. Gjithashtu ai informoi se moti ishte perfekt në momentin e ngjarjes edhe se nuk kishte pengesa në zonën e aksidentit.

Ulliel u transportua me helikopter në spitalin e Grenoble, ku doktorët bënë të pamundur, por ai nuk mundi të shpëtonte.

Gaspard Ulliel e filloi karrierën në moshën 11-vjeçare, i njohur për disa role si ai i një ushtari të zhdukur të Luftës së Parë Botërore, vrasësi të ri serial dhe të ikonës së modës Yves Saint Laurent i nominuar dhe për Çesar.

Presidenti Macron shprehu ngushëllimet për fansat dhe kolegët e aktorit. Ndërkohë Kryeministri Jean Castex në homazhin e tij tha se ‘’Gaspard Ulliel u rrit me kinemanë dhe kinemaja me të. Ata e donin njëri-tjetri marrëzisht.’’

Shtëpia e modës Chanel shprehu ngushëllimet. “Ne humbëm një mik dhe ambasador prej 12 vitesh”.

Aktori la pas të dashurën Gaelle Piétri me të cilën kishte dhe një djalë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë