Ka vdekur në moshë të re futbollisti nga Gjakova i KF Dukagjint, Bajram Rragamaj, transmeton Gazeta Metro.
Klubi ka shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit, duke e vlerësuar atë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte treguar ndaj ekipit dhe futbollit.
“Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë”, thuhet në reagimin e klubit.
Stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Rragamaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit./gazetametro.net