Loading…

Vdes në moshën 56-vjeçare aktori i njohur me famë botërore

  • 21/03/2023 | 21:07

Vdes në moshën 56-vjeçare aktori i njohur me famë botërore

Në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë në Londër aktori anglez Paul Grant, i cili ka luajtur në filmat Star Wars dhe Harry Potter. Grant u gjet i shtrirë në tokë para stacionit King’s Cross në Londër në orët e pasdites të enjten e kaluar.


“Jam me zemër të thyer … Asnjë vajzë nuk e meriton që babai i saj t’i ik … Ai ishte aq i njohur dhe i dashur (për punën e tij). Ai iku shumë shpejt”, konfirmoi vdekjen për Sky News vajza e tij, Sophie Jayne Grant.

Grant u shpall i vdekur në orën 3:49 të mëngjesit të së martës, por vdekja e tij klinike u shpall pas rrëzimit të tij.

Zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha se ata pranuan një thirrje në ora 14:08 të enjten lidhur me një incident në Stacionin St. Pancras, Euston Road.

“Ne dërguam një ekip të ambulancës dhe një mjek. Trajtuam një burrë në vendin e ngjarjes dhe e çuam në spital si prioritet”, tha zëdhënësi.

Grant u bë i famshëm për rolet e tij Ewok në “Return of the Jedi” dhe të Goblin në “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”. Ai gjithashtu u shfaq në filmat e vitit 1986 “Labyrinth” dhe “Willow” në 1988.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë