Loading…

Vdes në moshën 69 vjeçare aktori i ‘Emily in Paris’, Pierre Deny

  • 28/05/2026 | 13:35

Vdes në moshën 69 vjeçare aktori i ‘Emily in Paris’, Pierre Deny

Është ndarë nga jeta aktori francez Pierre Deny, i njohur për rolin e tij në serialin e Netflix, “Emily in Paris”. Ai ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, më 26 maj 2026.


Deny ka humbur betejën me sklerozën laterale amiotrofike (ALS), e njohur në Francë edhe si sëmundja e Charcot-it. Raportohet se ai e kishte mbajtur të fshehtë sëmundjen dhe kishte luftuar me të për rreth vite.

Në “Emily in Paris”, Pierre Deny luante personazhin Louis de Léon, drejtor ekzekutiv i gjigantit të modës JVMA, dhe ishte pjesë e sezonit të tretë dhe të katërt të serialit.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri publik vajza e aktorit, Jeanne Deny, përmes një postimi emocional në Instagram, ku shkroi se i ati u shua “në paqe, pa vuajtje”, duke e quajtur atë “mbreti i aktorëve” dhe duke theksuar se familja dhe miqtë ishin pranë tij deri në fund.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë