Stephen Sondheim, legjenda e teatrit muzikor dhe shkrimtari i “Sëeeney Todd”, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Kantautori riformësoi teatrin muzikor amerikan në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të me tekstet e tij intelegjente, me rimë të ndërlikuar dhe me përdorimin e melodive ndjellëse.
.Avokati i Sondheim, Rick Pappas i tha Neë York Times se kompozitori vdiq të premten në shtëpinë e tij në Roxbury, shkruan Euronews.
Sondheim ndikoi disa breza të kantautorëve të teatrit, veçanërisht me muzikalë të tillë historikë si “Company”, “Follies” dhe “Sëeeney Todd”, të cilat konsiderohen ndër veprat e tij më të mira.
Balada e tij më e famshme, “Send in the Cloëns”, është regjistruar qindra herë, përfshirë nga Frank Sinatra dhe Judy Collins.
Ndryshe, artisti refuzoi të përsëriste veten, duke gjetur frymëzim për shfaqjet e tij në tema të ndryshme si një film i Ingmar Bergman “A Little Night Music”.