Ylli i Hollywoodit Doris Day, ka vdekur sot në moshën 97 vjeçare, transmeton Gazeta Metro.
Aktorja, njëherëshi edhe këngëtarja, ka marrë pjesë në filmat si Calamity Jane dhe Pillow Talk. Po ashtu ka pasur edhe një këngë hit ‘Whatever Will Be, Will Be’, gjatë vitit 1956.
Lajmin për vdekjen e aktores e ka bërë të ditur Fondacioni i saj i Kafshëve, të cilët tutje njoftuan se ajo vdiq në shtëpinë e saj në Carmel Valley.
Ndryshe, filmat e Doris Day e kanë bërë atë një ndër gratë më të njohura të të gjitha kohërave./gazetametro.net