Loading…

Vdes në një spital privat një grua në Prizren, policia nis hetimet

  • 23/06/2022 | 23:04

Vdes në një spital privat një grua në Prizren, policia nis hetimet

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur sonte në Prizren.


Nga Policia kanë bërë të ditur se një grua ka ndërruar jetë në një ordinancë private në këtë qytet.

Ata kanë thënë se patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes për t’iu përgjigjur rastit dhe për ta takuar palën ankuese.

Personi që ka thirrur policinë është djali i viktimës, i cili ka thënë se nëna e tij ka ndërruar jetë gjatë operacionit.

“Me datën 23.06.2022, rreth orës 17:10 minuta, e kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private e cila gjendet në rrugën “Gjeravica”. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese. I njëjti deklaron se nëna e tij gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë rast të gjitha njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes e po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren”, kanë thënë nga Policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë